Gjykata Kushtetuese ka marrë sot vendimin lidhur me çështjen e Erion Veliajt, i cili kundërshton rrëzimin e tij si kryetar Bashkie i Tiranës nga Këshilli i Ministrave si edhe dekretin e Presidentit Bajrman Begaj për zgjedhjet në Tiranë.
Ka qenë një seancë e gjatë sot në Gjykatën Kushtetuese dhe rreth orës 17:30 në përfundim, është vendosur në favor të Erion Veliajt, duke i dhënë të drejtë të plotë për të vijuar detyrën si kryetar i Bashkisë së Tiranës.
Sipas bëhet me dije, vendimmarrja e trupës gjykuese ka qenë me shumicë votash 5 me 3, në favor të rrëzimit të vendimit të Qeverisë, e cila kishte miratuar shkarkimin e kryebashkiakut pas propozimit të bërë nga Këshilli Bashkiak i Tiranës.
Me këtë vendim, Gjykata Kushtetuese ka anuluar gjithashtu edhe dekretin e Presidentit Bajram Begaj, që kishte caktuar datën e zgjedhjeve të reja në Tiranë më 9 nëntor.
Praktikisht, edhe pse ndodhet në paraburgimin e Durrësit për shkak të hetimeve të SPAK, Veliaj rikthehet në detyrë si kryetar i Bashkisë Tiranë. Panorama