VOAL- Kandidati i pavarur për kryetar bashkie të Beratit, Pavlo Shkarpa, në kuadrin e fushatës zgjedhore të 9 nëntorit, vazhdon të prekë plagët e rënda të krijuara gjatë qeverisjes së stërzgjatur socialiste në këtë zonë:
Ura e Velabishtit, ndërtuar në shekullin XVIII, është një pasuri e rrallë e trashëgimisë sonë kulturore, një dëshmi e historisë dhe identitetit të Beratit. Por sot, ky monument kulture ndodhet në gjendje të mjerueshme i lënë pas dore, i mbuluar nga mbeturinat dhe i kërcënuar nga shkatërrimi.
Kjo nuk është vetëm një çështje kulture, por edhe një dështim institucional. Ministria e Kulturës dhe Dega Rajonale e Monumenteve të Kulturës duhet të marrin përgjegjësi konkrete, ndërsa Bashkia e Beratit duhet të ketë më shumë kompetenca për të ndërhyrë dhe për ta kthyer këtë vlerë në një aset turistik e ekonomik për zonën.