Fatkeqësisht shoqëria civile e Kosovës mision të vetëm e ka bllokimin,
komplikimin e madje edhe paralizën e shtetit.
Kjo qasje anti shtetërore shihet edhe te ky deklarim i mediatizuar.
Kuvendi i Kosovës mund ta aprovojë buxhetin me procedura të jashtëzakonshme (sepse është situatë e jashtëzakonshme) dhe gjithçka është e ligjshme.
Vetëm nëse dikush i mbledh 10 nënshkrime dhe e çon rastin në kushtetuese, çështja mund të problematizohet.
Por edhe në atë situatë Gjykata Kushtetuese nuk do ta shfuziqojë buxhetin sepse, në mungesë të një alternative, do ta paralizonte shtetin.
Nuk është mirë kjo qasje “hajt ta mbyllim çdo rrugë” vetëm pse po duam të dukemi të mençur.
Nëse nuk ka dakordim për qeveri teknike apo çfarëdoqoftë, Kuvendi duhet të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme dhe me minimum 80 vota ta votojë buxhetin.
Është detyrim shtetëror.