Shqipëria sapo është renditur e 83-ta në ekosistemin global të startup-eve , duke rënë me 11 vende duke u bërë vëndi me rënien më të madhe se çdo vendi tjetër në botë këtë vit.
Pas 12 vitesh në pushtet , qeveria dhe Agjencia Startup Albania kanë dështuar të ndërtojnë kollonat themelore të një ekosistemi funksional.
Mungesa e transparencës , integritetit dhe frymës pozitive e kanë çuar vendin në këtë gjëndje.
Sipërmarrësit nuk kanë nevojë për slogane. Ne kemi nevojë për integritet, akses dhe besim.
Ministria i Sipërmarrjes dhe Drejtori i Agjencisë kanë pasur më shumë se një dekadë kohë për të provuar rezultate. Ata kanë dështuar.
Është koha që ata të marrin përgjegjësi dhe të japin dorëheqjen dhe t’u japin hapësirë njerëzve që e kuptojnë vërtet se çfarë do të thotë sipërmarrja, që ndërtojnë në vend që të shkatërrojnë, që krijojnë në vend që të kontrollojnë.
Nëse nuk veprojmë tani, dëmi do të jetë i pakthyeshëm jo vetëm për startup-et, por edhe për të ardhmen e ekonomisë Shqiptare.
