Mos e kërko simpatinë
e atij që s`të do,
që as vetë s`e di pse të ka inat.
Në botën virtuale demonët
si kap as dreqi,
sado i sofistikuar të shpiket një aparat.
.
Mos prit që vampiri
të bëhet vegjetarian
dhe në ditën e dhurimit të gjakut,
të shfaqë mëshirë,
Kur peshku po ushqehej me bar
i dolën dhëmbët
dhe nis të kafshojë si një egërsirë.
.
Sapo u hoq dënimi me vdekje
të pafajshmit s`po i vajton më njeri
veçse shtohen vrasësit serialë,
Dhe armët fosforishente në qiell
po i duken viktimave si fishekzjarrë…
.
Fatbardh Amursi