Komuniteti shqiptar-amerikan në Nju Jork po tregon mbështetje të fortë për Curtis Sliwa, aktivistin dhe politikanin republikan, në garën për kryetar bashkie. Sliwa, themelues i organizatës “Guardian Angels”, njihet për përpjekjet e tij për sigurinë publike dhe për qëndrimet konservatore kundër kriminalitetit dhe socializmit.
Marko Kepi, një aktivist shqiptar-amerikan, ka nxitur komunitetin të votojë për Sliwa, duke theksuar se është koha për udhëheqje reale që qëndron pranë qytetarëve, larg politikanëve tradicionalë. Ai ka ftuar qytetarët të shfrytëzojnë mundësinë e votimit të hershëm dhe të tregojnë unitetin e komunitetit.
Albanian Americans
We have a true friend in Curtis Sliwa!
The momentum is with us — it’s time to stand strong for our city and our community.
Early Voting starts TODAY!
Let’s show our unity and pride — vote Curtis Sliwa for Mayor and take our city back!
Say NO to Socialism and NO to Career Politicians — it’s time for real leadership that stands with the people!
We’ve never backed down, and we’re not starting now.
Vote early, vote proud, vote Sliwa!
Find your early voting site: https://findmypollsite.vote.nyc
Respectfully,
Marko Kepi
Sliwa ka kandiduar më parë për kryetar bashkie të Nju Jorkut dhe njihet si një figurë e njohur për mbrojtjen e komuniteteve dhe për iniciativat kundër kriminalitetit, duke mbajtur gjithmonë një profil aktiv në çështjet lokale dhe politike.

Në një video të shpërndarë në rrjet, duket kandidati Silwa teksa është me komunitetin shqiptar të Nju Jorkut gjatë një takimi elektoral dhe flet duke përshëndetur Marko Kepin, si një aktivist krenar republikan. gsh