Guvernatori i rajonit rus Belgorod deklaroi sot se dronet ukrainase kanë goditur një digë në një rezervuar lokal, duke shkaktuar dëme.
Në një deklaratë të publikuar në aplikacionin Telegram, Vjatseslav Gladkov tha se goditjet e përsëritura mund të përmbytin digën dhe u rekomandoi banorëve të dy vendbanimeve kufitare, Shebekino dhe Bezlyudovka, të lënë shtëpitë e tyre dhe të kërkojnë strehim të përkohshëm diku tjetër.
Rajoni i Belgorodit kufizohet me rajonin lindor të Ukrainës, Harkiv, dhe ka pësuar sulme nga forcat e Kievit që nga shpërthimi i luftës në shkallë të plotë mes dy palëve në vitin 2022.
Deri tani nuk ka pasur asnjë reagim nga Kievi. bw