Një vështrim i shkurtër mbi raportin final 46 faqesh të OSBE-ODIHR më la një shije shumë të keqe!
Pikësëpari, nxjerrja e këtij raporti si kofini pas të vjelit pra mbi 5 muaj pas zgjedhjeve dhe kur janë konstituuar të gjitha organet qeverisëse është një tallje e madhe me shqiptarët.
Është shuplakë nga organizata që pretendojnë se në thelb mbrojnë të drejtat e njeriut!

Raporti në thelb nuk ka asnjë lidhje me realitetin real shqiptar para, gjatë dhe pas zgjedhor në Shqipëri.

Raporti nuk merret me thelbin e zgjedhjeve të lira siç është ligji zgjedhor ndarja kriminale administrative dhe administrata thellësisht e njëanshme zgjedhore.

Raporti i cilëson defektet në procesin zgjedhor si defekte (të vogla) të ligjislacionit e jo brutalitetit të pushtetit.
Raporti në asnjë rrjesht nuk përmend blerjet parazgjedhore dhe intimidimin e zgjedhësve trefishimin e administratës para ditës së votimit.

Raporti nuk përmend ose kalon në mënyrë tejet sipërfaqësore infrastrukturën qeveritare të patronazhimit përdorimin kriminal të paligjshem të të dhënave personale nga pushteti i bandave fenomen që nuk ndodh në asnjë vend të botës.

Raporti tenton të fajësojë njëlloj të dy partitë kryesore duke anashkaluar thelbin e problemit në Shqiperi që vota, diktohet, manipulohet, blihet, deformohet e tjetërsohet nga partia shtet.

Raporti nuk përmend krimet zgjedhore të denoncuara me zë prova e figurë por i kalon këto si fenomene të vogla duke dhënë pershtypjen se nuk kanë cënuar rezultatin përfundimtar.

Raporti një nga shqetësimet me të mëdha ka pjesemarrjen financimin dhe kuotat e grave në politike duke dalë qartësisht jashtë misionit konkret e mandatit të tij.

Raporti injoron thuajse plotësisht operacionin kriminal shtetëror të vjedhjes dhe manipulimit trashanik të votës së diasporës një rast i paprecedent edhe në demokracitë më problematike të planetit.
Raporti përveç përshkrimeve sipërfaqësore nuk jep konkluzione apo përmbledhje të observimeve të këtyre zgjedhjeve duke shmangur verdiktin e OSBE-ODIHR për vlefshmërinë e këtyre zgjedhjeve gjë të cilën e ka bërë kur zgjedhjet janë zhvilluar dhe menaxhuar kur në pushtet ka qenë partia demokratike.
Raporti kalon direkt në rekomandime duke i lënë lexuesve të kuptojnë se veç ka nevojë për pak përmirësime por vlefshmëria e zgjedhjeve mbetet e paprekur.
Po ta shohësh me vemendje duket se raporti është shkruar nga këshilltaret sorosiane të Edi Ramës e këto organizata si OSBE si ODIHR jane thjesht OJQ soroiste e nuk duhet as të qasen më në Shqipëri e as te merren seriozisht.
Raporti jo vetëm nuk dënon realisht procesin totalisht të manipuluar dhe nuk pasqyron shqetesimet e opozitës por në thelb është një korracë mbrojtëse e partisë shtet të Edi Ramës.
Kush do ta shohë ndryshe e të interpretojë copëza që i interesojnë le ta bëjë por ky nuk është realiteti i raportit.
Ndjej keqardhje që opozita po ju servir “përshesh me ujë” mbështetësve të saj duke e paraqitur raportin si pro saj kur e vërteta është shumë larg.