Kandidati i Partisë Socialiste për zgjedhjet e 11 majit, Halit Valteri, ka komentuar në “Oponencë” shkarkimin e Erion Veliajt nga posti i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, duke e cilësuar atë si një vendim politik dhe jo një akt që lidhet me fajësinë e tij.
Valteri është një nga anëtarët e Këshillit Bashkiak të Tiranës, që dha votën për shkarkimin e Veliajt.
Ai theksoi se vendimi për shkarkimin është marrë nga organet më të larta të PS-së dhe anëtarët e partisë duhet t’i përmbahen kësaj linje dhe kjo nuk ka lidhje me hetimet ndaj tij.
Halit Valteri: Shkarkim i Veliajt që është bërë në këshillin bashkiak është një vendim politik. Dhe ne të gjithë jemi anëtarë të PS. Asnjëri nga ne nuk beson në fajësinë e Veliajt, atë e vendos gjykata. Veliaj ka një betejë për të bërë me drejtësinë, dhe për ti vërtetuar drejtësisë që është i pafajshëm. Është Apeli, Gjykata e Lartë dhe Strasburgu që dhe aty mendoj që do shkojë.
Vendimi politik në një subjekt politik, ku ti aderron, dhe kush aderron në atë parti duhet ti përmbahet një linje se çfarë ka vendosur organi më i lartë. Nuk është punë morali pjesa e votimi. Nuk ka lidhje që ne tradhëtuam ne i hapëm rrugë drejtësisë, që ne nuk e mbajmë Veliajn në postin e Bashkisë. Ndoshta mund të dali nesër sepse për një nga arsyet pse mbahet në burgim, duke qenë në funskion të kryabashkiakut mund të prishë provat. Panorama