Mjeku Erion Dasho thotë se qeveria nuk e ka prioritet shëndetësinë dhe të parët që preken nga kjo janë të sëmurët me sëmundje tumorale. Në studion e MCN Informacion, Dasho tha se duhet hartuar një plan i qartë parandalimi dhe diagnostikimi të hershëm, i cili shtrihet përgjatë gjithë vitit dhe jo të përdoret për propagandë një muaj i caktuar.
Këtu nuk çalon vetëm problemi i medikamenteve dhe pajisjeve. Parandalimi dhe mamografia duhet të kryhet gjatë gjithë vitit. Duhet të ketë në çdo rreth një qendër mamografie. Flet km për AI. I ka bota të tilla. Nëse investon ngrihet një program i centralizuar i mbështetur nga AI. Kështu mendojnë shtetet e përgjegjshme, jo ta përdorin tetorin rozë për propagandë.
Sapo janë vënë në përdorim algoritme të AI që parashikojnë 10 ose 20 vjet para shfaqjes sëmundje të rënda si tumoret. Nëse duam ta fusim në shina këtë, duhet të mendojmë për parandalimin. Është sëmundje që kërkon angazhimin e sistemit shëndetësor nga A te Zh. Sistemi shëndetësor shqiptar ka 12 vjet që është shkatërruar. Nuk mund të ketë parandalim për tumoret nëse organizohet një check up si ai që është aktualisht, klientelizëm i pastër. MCN Media