Ish oligarku rus në mërgim Mikhail Khodorkovsky, ka deklaruar se presidenti rus Vladimir Putin po sinjalizon gatishmërinë për të arritur një marrëveshje për Ukrainën me presidentin amerikan Donald Trump, e cila mund të përfshijë dorëzimin e territoreve ukrainase.
Gjatë një interviste për emisionin “Sunday Morning with Trevor Phillips” nw SkyNews, Khodorkovsky u shpreh: “Kam përshtypjen se Putini i ka dërguar një sinjal Trump-it se është i gatshëm për një marrëveshje.”
Sipas tij, një marrëveshje e mundshme mund të përfshijë të gjithë rajonin e Donbasit, përfshirë pjesët që Rusia ende nuk i ka nën kontroll.
Ai paralajmëroi gjithashtu se një përfitim territorial në lindje të Ukrainës mund të shërbejë si mjet për destabilizimin e pjesës tjetër të vendit, duke rritur pasigurinë dhe tensionet në të gjithë rajonin.