Gazetari Genci Burimi ngriti pikëpyetje të mëdha, nëse është tanimë e nevojshme që të bindet publiku, që në Shqipëri është vendosur sistemi autokratik.
Pikëpyetjen Burimi e pati, referuar edhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila i dha të drejtë kërkesës së Presidentit të Republikës për çështjen e mbarimit të mandatit të anëtarëve të Kushtetuese.
I ftuar në emisionin Task Force në Syri Tv, Burimi tha se tanimë me rëndësi mbetet, se si mund të ndryshojnë gjërat në vendin tonë, ndërsa opsionet e mundshme që mund të ndjekë opozita, mbeten protestat e dhunshme në rrugë, njëjtë si në vendet afrikane, ashtu sikurse protesta në Bruksel, në Komisionin Evropian, pas kapjes së institucioneve të drejtësisë nga Rama.
A është më e nevojshme të bindet publiku që sot në Shqipëri është vendosur sistemi autokratik?! Edi Rama nesër mund të thotë bëhem perandor. Duhet t’i kushtohet vëmendje se si mund të ndryshojnë gjërat. Ky puç nisi para shumë vitesh, me votimin në Parlament të Arta Markut, u bënë 10 vjet. Ajo duhej me konsensus e s’pyeti.
Ose kjo opozitë e bën ndryshimin me forcë si vendet afrikane, gjenerata Z, ose të shfrytëzojë një rrugë të re, integrimin evropian. Është prezent në mënyrë institucionale Komisioni Evropian. Kjo palë ndërmjetëse, as anëtarë të BE nuk fali, as Poloninë. Ai pushtet polak që tentoi të vinte dorë mbi drejtësinë, u ndërpreu fondet.
Pse kjo opozitë nuk shkon në KE, sot nuk shoh rrugë tjetër që Marta Kos t’i bëhet shantazh, ka kapur gjithçka, gjykatën…Sot kjo opozitë s’ka asgjë që të bllokojë. Berisha duhet të thotë që turp të keni që mbështesni këtë njeri. Kjo është Evropa, që lejon kapjen e institucioneve dhe që do të anëtarësohet në Evropë, këtë duhet t’i thotë.