Dje lexova për sindromën e bretkocës në ujë të valuar. Ajo bazohet në një fabul të thjeshtë: Një kuzhinjer kap dy bretkoca dhe do që t’i gatuajë. Ve ujin në një kusi dhe e nxeh deri në zjerje. Kap bretkocën e parë dhe e fut në ujë. Bretkoca e tmerruar kërcen nga kusia dhe zhduket. Atëherë kuzhinjerit i shkon mendja te një marifet tjetër. E zbraz ujin e nxehtë dhe e mbush kusinë me ujë të ftohtë. Fut aty bretkocën e dytë, e cila ndihet si në shtëpi të vet. Kuzhinjeri rrit nxehtësinë. Në fillim bretkoca ndihet mjaft rehat me ujin e ngrohur. Pastaj fillon sikur të sikletoset pak, por mendon se mund ta durojë. Kur uji arrin nxehtësi të padurueshme, muskujt e bretkocës janë lëshuar aq keq saqë nuk ka forcë të kërcejë dhe të shpëtojë.
Fabula tregon se kur mësohemi gradualisht me të keqen, arrijmë në një pikë ku s’kemi fuqi ta kundërshtojmë atë dhe bijem prè e saj. Kjo quhet sindroma e bretkocës.
Shkencërisht fabula nuk qëndron. Për bretkocat. Ndërsa për njerëzit, është vërtetuar katërcipërisht që vepron shpesh. Shihni si vendosen diktaturat.
Në fund të fundit, rëndësi ka që po disiplinohen përemrat.