Këngëtari i njohur Kastro Zizo, ka ndarë një rrëfim prekës për marrëdhënien me vajzën e tij, tani 13-vjeçare dhe betejën ligjore për të qenë pranë saj, pasi i është mohuar kontakti për më shumë se një dekadë nga ish-partnerja dhe nëna e vajzës.
Këngëtari ka zbuluar se vajza e tij është në spektrin autik, një fakt që ai e ka mësuar vetëm pas shumë viteve shkëputjeje të detyruar.
Artisti tregoi se për rreth 10 vite nuk i është lejuar të ketë asnjë kontakt me vajzën, e cila është rritur në kushte që ai i cilëson ‘të tmerrshme’.
“Vajza nuk është si fëmijët e tjerë. Është në spektrin autik, vjen si pasojë e një historiku të gjatë, pak të errët, ku ka jetuar, te nëna e saj”, u shprehe Kastro në një intervistë për TAR.
Ai shton se përveç sfidës prindërore, po përballet me një betejë të vështirë ligjore dhe morale për të drejtat për të qenë pranë vajzës së tij.
“Unë mund të flas me orë të tëra për të… Në një moment kur nuk të është lejuar të shohësh vajzën për 10 vite, mëson se është autike. Mua më është ndërprerë çdo kontakt. Mesa duket kanë menduar se nuk isha i denjë, kanë tentuar të rrisin jo një qenie njerëzore, nuk kanë ditur të rrisin një fëmijë. Vajza është marrë nga unë në kushte të tmerrshme. Shkova në Prishtinë, u lajmërova nga shërbimet sociale, jetonte me të ëmën”, rrëfeu ai. gsh