Oh nuk lidhet me argumentin e gotës gjysmë bosh plot gjysmë plot, por me faktet .
Pesimistët e Institutit të Vjenës konstatojnë se Shqipërisë:
I duhen 64 vite për të arritur standardin e qeverisjes së BE-së.
I duhen 64 vite të kapë standardin e qeverisjes në BE
I duhen 53 vite të arrijë në standardin ekonomik të BE-së
I duhen 71 vite të arrijë në standardin social të BE-së
I duhen më shumë se 100 vite për standardet e mjedisit dhe infrastrukturës
Shqipëria ndodhet 39 vite larg sistemit shëndetësor të BE-së!
Asgjë e re deri këtu, për të gjithë hulumtuesit edhe studiuesit që merren me matjen e progresit edhe konvergjencës ekonomike sociale.
Ato janë pesimistët e zakonshëm.
Ndërsa optimistja Von der Leyen percepton një progres të mrekullueshëm , shpejtësi rekord edhe ambicje që i pëlqen .
E, pra, një pesimist është një optimist që i njeh plotësisht faktet, edhe pesimizmi është emri që njerëzit pa gjak e pa nerv i japin mençurisë.