Presidenti i SHBA-së , Donald Trump, do të takohet me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për një drekë pune të premten, tha të premten një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë.
Të dy udhëheqësit folën të shtunën dhe të dielën, ndërsa Zelensky nxit për më shumë armë amerikane për t’iu kundërvënë sulmeve ruse.
Më herët sot, presidenti ukrainas tha se armëpushimi në Gaza i ndërmjetësuar nga Donald Trump do t’i jepte ” shpresë shtesë për paqe ” Ukrainës, ku udhëheqësi amerikan aspiron gjithashtu të luajë një rol ndërmjetësues me Moskën.
“Kur arrihet paqja në një pjesë të botës, kjo sjell shpresë më të madhe për paqe në rajone të tjera”, tha Zelensky në një postim në Facebook. “Udhëheqja dhe vendosmëria e bashkësisë ndërkombëtare sigurisht që mund të funksionojnë në favorin tonë, edhe në Ukrainë”, shtoi ai, duke i atribuar dhe mirëpritur pikërisht këto cilësi Donald Trumpit. bw