Sot është dita që e kemi pritur prej dy vitesh të gjata.
Më në fund, njëzet nga pengjet do të kthehen në shtëpi, në krahët e familjeve të tyre.
Jo të gjithë, fatkeqësisht.
Por çdo kthim është një dritë që thyen errësirën e këtij makthi që dukej se nuk do të mbaronte kurrë.
Mendoj për familjet që humbën të dashurit e tyre në Festivalin Nova, aty ku pikerisht si në këtë ditë (sipas kalendarit hebraik) gjithçka filloi dy vite më parë.
Mendoj për të rinjë e të rejat që nuk do të kthehen më kurrë, për ushtarët që dhanë jetën për të mbrojtur këtë vënd, më shumë se 900 djem e vajza dhe për familjet e tyre nëna, baballarë, gra, fëmijë motra e vëllezër që mbajnë e do të mbajnë mbi supe peshën e dhimbjes pa fund.
Bashkohuni me ne në festimin e këtij momenti ringjalljeje, duke ndarë gëzimin e gjthë popullit dhe të familjeve të cilat, pas kaq shumë pritjeje, më në fund mund të thonë: “Ata po kthehen në shtëpi.”
Sot mund të marrim frymë por rruga eshtë ende e gjatë
Vetëm më pas kur të qetësohemi do të vazhdojmë
të pyesim: çdo të bëhet në vazhdim….