Kombëtarja shqiptare arriti një fitore të madhe dhe historike ndaj Serbisë në stadiumin “Dubocica” në Leskovac.
Kuqezinjtë e trajnerit Silvinjo luftuan deri në fund për të mbrojtur rezultatin e arritur falë supergolit të Rei Manajt në fundin e pjesës së parë.
Ky rezultat blindon vendin e dytë për Shqipërinë në Grupin K të kualifikueseve të Kupës së Botës 2026, pasi kuqezinjtë kanë 11 pikë, 4 më shumë se Serbia e vendit të tretë.
Për sa i përket vlerësimeve të “Sofa Score”, lojtari me notën më të lartë, rezulton, Tomas Strakosha, 8.4, i ndjekur nga Manaj me 7.9 dhe Gjimshiti me 7.5, që plotësojnë podiumin. Ndërkohë Mitaj dhe Asllani kompletojnë “TOP 5”-shen.