Arti në zi! Ndërron jetë sopranoja Luiza Çako Papa. Luiza Çako ka pasur një karrierë të pasur artistike, ndërsa veprat e saj do të lenë shenjë në artin shqiptar.
Ajo ishte bashkëshortja e të ndjerit Gaqo Çako, një prej ikonave të operës shqiptare, dhe nëna e kantautorit të njohur Piro Çako, i cili ka ndjekur gjurmët e prindërve të tij në muzikë, duke ndërtuar një karrierë të suksesshme në muzikën moderne shqiptare.
E ëma e kantautorit të njohur Pirro Çakos, Luiza Papa ka qenë një nga femrat më të bukura shqiptare të viteve ’60, ndërsa e përshkruanin si vajzën që të gjithë kthenin kokën kur ajo kalonte.
Luiza Papa shquhej për veshje të veçanta tërë elegancë, për stilin e saj perëndimor dhe për topuzin e famshëm që gjithnjë e ka pasur të veçantë. bw