Shumë bukur, Lumir. Fjalë të mëdha për Afrim Bunjakun. Por fjalët nuk janë politikë. Çfarë bën me to? A do t’ia bësh qejfin Listës Serbe, apo do ta dorëzosh veriun? Se deri sot, kursi yt politik është vetëm ankesa dhe asnjë zgjidhje.
Ibrahim Rugova dinte çfarë donte. Sakrifikonte edhe veten për Kosovën. Ta kujtoj: nuk ishte e lehtë t’ia linte udhëheqjen Thaçit në Rambuje, por e bëri. Sepse e donte Kosovën më shumë se egon e vet.
Ti nuk e do Kurtin – e kuptoj. Po pse nuk deshe as Bedri Hamzën? Pse nuk u reshtove në një formacion që do ta rrëzonte Kurtin dhe do ta çonte vendin përpara? Sepse problemi yt nuk është Kosova. Është egoja jote.
Pra, mos na fol për sakrificë. Ti nuk e sakrifikon veten për Kosovën. Ti e sakrifikon Kosovën për veten. Dhe kjo është dallimi yt me Rugovën.
Keq. Shumë keq.