“Në një kohë mashtrimesh universale të thuash të vërtetën është një akt revolucionar” G. Orwel
Brenda rrethit të zjarrit
Jeta është me sy të mëdhenj
Ku askush nuk sheh
Fund.
Dragoi
Me zjarrin e gënjeshtrës
Së përjetshme
Po të pa je i vrarë,
Me krejt çka ke
Fis e farë’.
E nuk ngopet
As kur djeg
Për së gjalli
As kur e bënë copë
Një atdhe të copëtuar
Të rrethuar me shkumë
Derisa ta bëjë hi
Edhe frymën e fundit
Derisa ta bëjë shkrumb.
Në Filistinë
Humbën të gjithë
Të mbijetuarit
Të Auschvitz-it,
Të Mathuazen-it, te Dachao-s, te Nishit
Humbën fëmijët
Dhe fëmijët e fëmijëve
E të mbijetuarve
Që guxuan të flasin
E me shpirt të thërrasin
Për ndihmë
Humbën edhe shqiptarët
Miqtë e hebrenjve të vjetër
Nga ditët më të zeza..
Dhe të mbijetuarit
në Tivar, në Srebrenicë e në Prekaz
Humbi e gjithë njerëzorja
E mbijetuar
Në Gazë.
Nuk mund të duroj
Që ne po bëjmë
Atë që na bën ne
E tha ndërgjegjja
Me zë e tha
Miriam Margolyes:
Në Gaza
‘Hitleri fitoi
Ai na ndryshoi
Na bëri si vetën’
Ai fitoi.