Fenomeni astronomik i hënës së kuqe ka përfshirë edhe Tiranën! “Hëna e përgjakshme” dhe Eklipsi Hënor u shfaq në vendin tonë rreth orës 21:00 e më pas, duke ofruar një pamje spektakolare.
Eklipsi hënor u pa sy të lirë dhe nuk kishte nevojë për pajisje speciale. “Hëna e përgjakshme” është një fenomen i veçantë që ndodh gjatë një eklipsi hënor, kur Hëna kalon përmes hijes së plotë të Tokës dhe ndriçohet me një ngjyrë të kuqe të thellë.
Ky efekt shkaktohet nga ndriçimi i atmosferës së Tokës dhe bën që Hëna të duket si një “top i kuq” në qiellin e natës.