Ngjitur me mua ne plazh, 4 shezlone te zene nga maqedonas. Dy baballaret, duhet te jene vellezer, se ngjajne shume. Mbi 1.90 te gjate, te shendoshe.Dy grate e tyre, vetem flasin, e flasin, e flasin, e flasin.
Shtate femije, qe nuk besoj se kane me shume se 9 muaj diference mes tyre.
I vogli, rreth tre, ose tre vjeç e gjysem, hap nje çante, merr nje banane, e hedh ne det. Askush nuk i flet. Babai ia ben vetem me shenje me gisht se shoqes, ajo nderpret menjehere biseden, ngrihet, shkon nxjerr bananen nga deti. Ulet prape e vazhdon muhabetin.
Djali hap çanten, nxjerr nje pjeshke e hedh ne det. Babai prape me gisht gruas. Ajo ngrihet, futet ne det, nxjerr pjeshken, e fut ne çante e vazhdon biseden.
Femija hap çanten, nxjerr nje tost a byrek te mbeshtjelle, e hedh ne det. Babai prape me gisht, gruaja fluturon drejt detit.
Une, edhe kolonjare kam qelluar, edhe kolege ekzekutuesish, edhe nene tre femijesh, edhe gjyshe gjashte niperish..
a- Te ngrihem te rrah dy zdapat, nga mbi 1.90 cm e nga 130 kg, qe levizin vetem gishtin e te hyj ne histori me nder e lavdi?!
b- Te rrah nenat e te hyj prape ne histori, se te gjithe do kujtojne qe u rrahem per pune dashnoresh, per ata palloshet nga 1.90?!
c- Te kujtohem qe jam 64 vjeç e t’ u jap ca zgjidhje te lehta? Te kap çanten e ta var lart ne çader qe te mos e arrije ai spurdhjaku?!
d- Te kujtohem qe kam studiuar psikologji e kam punuar disa vjet ne nje sektor te miturish e te ulem te ata e te shtyj kohen deri ne dreke, e t’u mesoj si te sillen te 11?! Edhe shqip dine, se degjova qe flisnin me kamarierin.
Mua me e lezeçme me duket alternativa e pare. Ju si thoni?!