Shoqata Mbarëkombëtare “Bytyçi”, Tiranë-Prizren organizon mbajtjen e 22-vjetorit të “Festës së Bytyçit”, emërtuar “Festa e Plisit të Bardhë” si një nismë për t’u shpallur Festë Mbarëkombëtare dhe nënshkrimin e kërkesës për regjistrimin e Plisit në UNESKO, si element i trashëgimisë historike, etnokulturore, materiale, shpirtërore shqipptare.
Festa e Bytyçit dhe bytyçasve, e mërtuar si “Festa e Plisit të Bardhë” do të bahet DITËN E DIEL, DATË 31 GUSHT, me hapjen e takimit në KALANË E KRUJËS ku do të nënshkruhet në mënyrë ceremoniale kërkesa drejtuar organeve kompetentë në Shqipëri dhe asosacionit ndërkombëtar UNESKO.
Në Kalaja e Krujës pjesëmarrësit do të parakalojnë nëpër qytet deri në PALLATIN E KULTURËS KRUJË në të cilin do të mbahen veprimtari të tjera. Festa fillon në orën 10.00 dhe, pas pjesës zyrtare, përshëndetjeve dhe ndarjes së vlerësimeve, do të vazhdojë gjatë gjithë ditës pjesa e programuar me këngë, valle, lojëra popullore, konkursi i talenteve të reja me këngë e valle, vijojnë aktivizimet spontane në valle nga pjesëmarrësit në manifestimin e asaj dite, etj..
Do të aplikohet për herë të parë ndarja e çmimit për Bujari “Ram Geci”. Po ashtu janë të programuara në muzeun Historik “Gjergj Kastrioi”, vizita në “Muzeun Etnografik” të Krujës, foto kolektive të “Misionarëve të Plisit të Bardhë”, etj.
Ftohen të marrin pjesë bytyçasti kudo që janë, por që si përhera i japin hijeshinë kësaj feste- do të jenë shokë, miq e dasahmirë nga të gjitha trojet shqiptare: Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Lugina e Preshevës dhe mërgata shqiptare në botë.
Pjesëmarrësit në manifestim janë të lutur që të sigurojnë Plisat secili për vete.
Pjesëmarrja juaj në këtë vprimtari na nderon.
Për çdo informacion mund të telefononi nüe: 0692134158
Për grupin organizator
Kryetari i Shoqatës
Agron Isa Gjedia