Presidenti Donald Trump duke folur në bordin e Air Force One me gazetarët u shpreh se “diçka do të ndodhë” nga takimi i tij me Vladimir Putin në Alaska.
Trump shtoi se Putin mendon se sulmet e vazhdueshme kundër Ukrainës “i japin forcë”, por “Mendoj se kjo e dëmton”.
“Mendoj se po përpiqen të negociojnë, në mendjen e [Putinit] kjo e ndihmon atë të bëjë një marrëveshje më të mirë. Por në të vërtetë e dëmton… por do të flas me të për këtë më vonë”, thotë Trump.
Ai shton se shkëmbimet territoriale “do të diskutohen, por unë duhet ta lë Ukrainën ta marrë atë vendim. Mendoj se ata do të marrin një vendim të duhur”.
Udhëheqësi amerikan vazhdoi duke thënë se garancitë e sigurisë për Ukrainën, diçka që shihet si jetike në Kiev dhe Evropë, ishin të mundshme.
Kur pyetet, Trump përgjigjet: “Ndoshta, së bashku me Evropën dhe vendet e tjera. Jo në formën e NATO-s.”
Lidhur me tregtinë e mundshme, Trump pretendon se Putini “dëshiron një pjesë” të ekonomisë dhe biznesit amerikan.
«Vërej se ai po sjell shumë biznesmenë nga Rusia dhe kjo është mirë, më pëlqen kjo, sepse ata duan të bëjnë biznes, por ne nuk do të bëjmë biznes derisa të zgjidhet lufta», thotë ai.Donald Trump sapo është nisur nga Baza e Përbashkët Andrews.
Trump u pyet gjithashtu për kërcënimin e tij në fillim të javës se do të kishte “pasoja të rënda” për Putinin nëse ai nuk do të ishte i interesuar për paqen.
“Ekonomikisht e rëndë po, do të jetë shumë e rëndë. Nuk po e bëj këtë për shëndetin tim. Do të doja të përqendrohesha te vendi ynë, por po e bëj këtë për të shpëtuar shumë jetë, po, shumë e rëndë”, tha Trump.
Presidenti amerikan do të fluturojë shtatë orë për në Alaska, ku do të takohet me Vladimir Putinin, në atë që analistët e quajnë një “mision historik”.
Trump do të shoqërohet në Alaskë nga personalitete si sekretari i shtetit Marco Rubio, sekretari i tregtisë Howard Lutnick, drejtori i CIA-s John Ratcliffe, sekretarja e shtypit Karoline Leavitt dhe shefja e stafit Susie Wiles. bw