Këshilli për Marrëdhëniet Amerikano-Islamike (CAIR) ka dënuar vrasjen e pesë gazetarëve të Al Jazeera-s nga Izraeli dhe u ka bërë thirrje punonjësve të medias amerikane dhe ndërkombëtare të “qëndrojnë në solidaritet” me kolegët e tyre palestinezë.
“Fushata e vazhdueshme e Izraelit për vrasje të synuara të gazetarëve palestinezë është një krim lufte, thjeshtë dhe e qartë qartë, tha në një deklaratë Drejtori Ekzekutiv Kombëtar i CAIR, Nihad Awad.
“Vrasja e këtyre gazetarëve të Al Jazeera nuk është një aksident, është pjesë e një politike të qëndrueshme dhe të dokumentuar të heshtjes së zërave të medias dhe fshehjes së së vërtetës së gjenocidit që po kryhet nga Izraeli në Gaza”, tha Awad.
Që nga tetori i vitit 2023, Izraeli ka vrarë më shumë se 200 gazetarë në Gaza në konfliktin më vdekjeprurës të regjistruar ndonjëherë për gazetarët. sn