Vajza e veprimtarit Vatran te mirenjohur Valentin Lumaj ne SHBA, qe po pushon me familjen e tij te bukur ne vendlindje, Emanuella, njera nga vajzat e tij, se mashalla kane gjashte vajza, mori pjese ne konkursin e pervitshem qe zhvillohet ne vere kur kthehet diaspora ne vendlindje “Zana e Maleve” ne Logun e Bjeshkeve dhe fitoi vendin e dyte. Ja si shkruan Valentin Lumaj ne rrjetin social.
“Emmanuella Lumaj fiton vendin e dyte
“Zana e Maleve” ne Logun e Bjeshkeve.
Urime bija ime
Ndersa ndodhemi ne Shqiperi me pushime, morem vesh per Logun e Bjeshkeve, prej ku do te zgjidhet Miss Bjeshka.
E pyeta Emmen, vajzen time te dyte nese deshiron te regjistrohet ne Logun e Bjeshkeve.
-Po, me tha menjehere.
-Po nese nuk fiton, e pyeta.
-Nuk ka rendesi babe nese fitoj apo nuk fitoj, mua me pelqen shume xhubleta dhe dua me e vesh, rast ma te mire nuk gjej, me tha.
Emma asht studente e shkelqyer ne degen e mjekesise ne Michigan State University. Ajo asht nje aktiviste e palodhur ne komunitet por edhe ne universitetin ku studion me Shoqaten Studentore Shqiptaro-Amerikane AASO.
Emma asht 19 vjeçe, 185 cm e gjate.
Emma ka nje shpirt te bukur dhe te paster. Ajo transmeton miresi, finese dhe elegance ne gjithçka ajo ben, se si mendon, si komunikon me njerezit, ne mardheniet shoqerore dhe ne pikture te cilen Emma e ka pasion.
Ndersa tiparet e jashtme i gjykoni vete.”
Edhe Voal.ch i uron Emmanuella Lumajt vetem suksese ne jeten e saj.

