Tashmë u bënë plot 9 vite që i mituri Ardit Gjoklaj humbi jetën duke punuar në landfillin e Sharrës.
“Vdekja e tij tragjike shërbeu si alibi për kreun e 5D dhe si pikënisje për aferën korruptive të shekullit, inceneratorin e Tiranës, thekson drejtuesi Politk i PD për Tiranën Belind Këlliçi.
Ai nënvizon se personalisht nuk do të heshtë kurrë së denoncuari këtë krim makabër, i cili u censurua për vite me rradhë nga mediat e paguara nga paratë e inceneratorit që nuk ekziston dhe dosja e të cilit u arkivua fill pas drekës së famshme të kreut të Bashkisë Tiranë me prokurorin e kësaj çështje!
Drejtësia për Arditin është detyrim ndaj çdo të riu shqiptar që sot punon për t’u arsimuar dhe jetuar në vendin e tij’ shkruan në një postim në facebook.
Çfarë ndodhi?
17-vjeçari Ardit Gjoklaj, u vra në landfillin e përpunimit të mbetjeve në Sharrë ku punonte në datë 07.08.2016. Prokuroria nisi hetimin, dhe pas kompanisë 3R të Edurim Teqjas logjika e ligjit shkoi deri tek ai që kishte firmosur lejen e shfrytëzimit për këtë kompani. ERJON VELIAJ!…
Në 2017, kur prokurori i çështjes thuhej se kishte avancuar me hetimet për vrasjen Ardit Gjoklajt, mediat raportuan një takim konfidencial mes Erion Veliajt dhe prokurorit Petrit Fusha. Në 27 dhjetor, 3 ditë pas publikimit të fotove të takimit mes kryebashkiakut të Tiranës dhe prokurorit Petrit Fusha, ErionVeliaj firmosi tender për llogari të kompanisë FUSHA me qëllim rikonstruksionin e Sheshit Skënderbej me vlerë 8.5 milionë dollarë, ndërsa më herët kishte firmosur një tjetër tender për të njëjtën kompani me vlerë 1.5 milionë dollarë.
Nëntë vite më pas Erion Veliaj ende nuk është vendosur përpara përgjegjësisë. sn