Më 23.6.1990 mjeti tip “Saurel” i parkut ndërtim-miniera Tiranë, i drejtuar nga 30 vjeçari Fatos Kaceli, shpërtheu portën anësore të ambasadës italiane (sot ambasada amerikane), duke bërë të mundur hyrjen e shtetasve shqiptarë aty. Autoritetet e kohës nuk kishin të dhëna të sakta kush kishin qenë autorët, por identifikonin përveç Fatosit edhe 5 të tjerë: Ilir Veizi, Lulzim Hasa, Gëzim Tota, Fatmir Hyka, Burhan Kalaja. Nga hetimet rezultonte dilte se një goditje të lehtë kish pasur edhe dera kryesore e ambasadës, se shoferi e kish hequr xhamin e makinës para se të ndodhte shpërthimi dhe e kish vendosur në karroceri.
Ngjarja përshpejtoi zhvillimet e 2 korrikut 1990.
Protagonisti i kësaj ngjarjeje, Fatos Kaceli, u nda dje nga jeta.