Një herë një pasanik e ftoi për drekë Nastradin Hoxhën. Shërbyesit e tij sollën shumë enë me ushqime të ndryshme në sofër, mirëpo nuk sollën edhe fik.
Nikoqiri e luti hoxhën: “Para se të shkosh të lutem të na këndosh disa pjesë nga Kur’ani, që pas barqeve tona t’i mbushim edhe shpirtërat tanë”.
Nastradin Hoxha e hapi Kur’anin te sureja (et-Tiin) që fillon kështu: “Pasha fikun dhe ullirin! Dhe (kodrën) Turi Sina!”. Nastradini filloi të lexojë: “Në emër të All-llahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Pasha … ullirin dhe kodrën Turi Sina!”
Papritmas mikpritësi e ndërpreu duke i thënë: “E harrove fikun!”
“Jo, miku im”, iu përgjigj Nastradin Hoxha. “Ti je ai që e ke harruar fikun, e jo unë!”