Klasiku i fundit i Operes Italiane Pietro Mascagni (7 dhjetor 1863) u shua m+e 2 gusht 1945 …
Mascagni ishte një “dashnor” i madh dhe i kujdesshëm i muzikës italiane operistike dhe simfonike dhe gjate gjithe jetes luftoi per popullarizimin e saj ne Itali dhe me gjere.
Aderoi ne partine fashiste ne vitet 30′ por kurre nuk pati asnjë përgjegjësi politike.
Ajo që shkatërroi Pietro Mascagni-n ishte kompozimi i operës pretencioze NERONE (një dështim total), e shkruar në lavdërim të Musolinit dhe e përdorur nga fashistët si një ‘zëdhënës’ për të çuar përpara kauzën e tyre.
Kjo çoi në një bojkot të të gjitha veprave të Mascagnit nga shumica e muzikantëve italianë dhe më pas kompozitorëve të gjallë italianë.
Pietro Mascagni i kaloi vitet e tij të fundit në turp virtual, duke vdekur në vitin 1945, pa u kujdesur askush për një kompozitor dikur të gjallë.
Kur vdiq, asnjë nga drejtuesit e klasës së re politike demokratike nuk shkoi në varrimin e tij…
Ndërsa e gjithë bota e nderoi duke dëgjuar faqet e tij më të famshme muzikore.
Ne vitin 1951, eshtrat e tij u transferuan ne vendlindjen e tij ne Livorno ku me ne fund iu krye nje homazh zyrtar nga autoritetet.
Kryevepra e tij eshte opera “Cavalleria rusticana”, bazuar ne melodramen siçiliane te shkruar nga Giovanni Verga.
Premiera e saj i perket 17 majit 1890 ne Teatro Costanzi te Romes.
Kristaq Antoniu eshte tenori i pare shqiptar qe ka interpretuar ne rolin e Turidos dhe kjo ka ndodhur 83 vjet me pare ne Teatrin Garibaldi te Firences…
Mascagni shkroi një total prej shtatëmbëdhjetë operash dhe operetash, disa vepra orkestrale dhe vokale si dhe këngë e muzikë për piano.
Njihet si i suksesshëm gjatë gjithë jetës së tij, edhe si një kompozitor dhe dirigjent i muzikës që krijoi.
Kontakti im i pare me gjeniun muzikor te Livornos ka qene me filmin “Melodi te pavdekshme Mascagni” te regjizorit Giacomo Gentilomo dhe me interpretimin e Pierre Cressoy ( Pietro Mascagni) dhe Carla del Poggio (Lina)…
Duhet te kete qene viti 1970… dhe une nje femije 7 vjecar…
Me eshte fiksuar momenti i takimit te tyre tek stacioni i trenit…ku secili kishte nje tabele te vogel qe kerkonte dike…
“Io sono Lina”….”Io sono Pietro”.
Nje film mbreselenes qe vuri perfundimisht Mascagnin ne skedat e memorjes sime.
Kuptohet qe muziken e tij do e pelqeja vite me vone…