Uaaa, çfarë ekspertësh leshi! Ku kemi mbërritur me ekspertizën. Të vjen turp nga vetja!
Mirë e bënë ekspertët, po ata ekspertë kush i gjeti më qafsh!
Në vend të gjuhës juridike e kanë mbushur me metafora poetike seksuale:
Përdhosja qenka dhunim! Hahahahaha!
Akti seksual qenka kur penetron trupin e tjetrit! Hahahahaha!
Përndjekja qenka monitorimi! Hahahahaha!
Të raportosh për një gjyq qenka të ndikosh gjyqtarin! Hahahahaha!
Ta kritikosh një nëpunës maskara është ta neveritësh atë, pra dënohesh! Hahahahaha!
Kur iu hedh bombën dhe vret e plagos nja dhjetë qytetarë nuk qenka terror! Obobobo!
Në vend të mbrojnë median nga sulmet kundër saj, kundër lirisë së shprehjes, kundër lirisë së opinionit publik, kundër punës së gazetarit, kundër informimit të qytetarit, duke i kualifikuar këto vepra në kodin penal si krime që duhet të ndëshkohen më rëndë se vjedhjet e bankave,
kriminalizojnë punën e zakonshme që gazetari ka për detyrë ta bëjë!
Nuk bëjnë dot dallimin midis botuesit dhe gazetarit,
midis informacionit dhe informacionit masiv,
midis medias klasike dhe medias dixhitale,
midis kritikës sociale dhe kontrollit nga pushteti i katërt dhe përdhunimit të institucioneve (hahahaha)
midis informimit të qytetarëve dhe nxjerrjes së sekretit gjyqësor nga gjyqtarët,
midis monitorimit të opinionit publik dhe përndjekjes
Ua ç’ekspertë leshi! TI marrësh në provim në vit të dytë gazetari i ngel duke i kthyer tre vjet prapa.
Uaaaaaa me mendësitë e shekullit të njëzetë në Stalingrad, ose të Mynihut të viteve 30, ose të Romës në vitin 1922!