Pogradeci ofron gjithashtu çmimet më të ulta për akomodim në hotele dhe apartamente private gjatë sezonit veror. Kurse çmimet për çadrat e plazhit dhe për ushqimet/pijet në bare e restorante nuk krahasohen me çmimet tejet të larta ne plazhet e tjerë.
Thënë të gjitha këto, në pedonalen dhe shëtitoren e Pogradecit mbizotërojnë dialektet e Shqipërisë së Mesme dhe asaj Juglindore. Shumë pak turistë të huaj duket se qendrojnë në Pogradec.
Moti jo fort i përshtatshëm për plazh në Pogradec në javët e fundit mund të ketë ndikuar për fluksin e turistëve të huaj. Por Bashkia Pogradec duhet të mendojë për një strategji afatgjatë të thithjes së turistëve të të gjitha dialekteve dhe gjuhëve.
Ndersa Dorina Azo po tek Shqiptarja.com ku eshte botuar blogu i Eduard Zaloshnjes shkruan si me poshte vijon:
“Ujin e çezmës po e paguajmë si të ishte luks në lokal. Për një kafe, ujë dhe një Coca-Cola paguam 650 lekë”, – shprehet i revoltuar një banor i Pogradecit, teksa largohet nga bari i një hoteli që ndodhet buzë liqenit. Ai i pohoi mikut të tij me të cilin ishte ulur në bar, se një gotë ujë “nga çezma” po paguhet më shtrenjtë se pijet freskuese.
Një tregues që shtrenjtimi i çmimeve, për shkak të fluksit të lartë të turistëve në bar-restorantet e qytetit, po ndikon në jetën e përditshme të vendësve të zonave turistike.”