
Emri i Zef Vorf Nekaj nga Domgjoni i Mirditës, në “Shëjzat” e Ernest Koliqit dhe Martin Camaj, si ndër personalitetet më aktivë të diasporës shqiptare, dhe një pend e fortë, ku nga ai gjejmë mjaft artikuj të nivelit të lartë të shkruar në shumë libra, revista, gazeta në mërgim, deri tek “Shejzat” e Ernest Koliqit e Martin Camaj, me të cilët ishte mik dhe bashkpuntorë i ngushtë, ku Zef Vorf Nekaj, me shkrimet e tij ishte pjesë e revistës kulturore-atdhetare “SHEJZAT”, dhe pjesë e misionin kombëtarë të gjithë intelektualve atdhetarë të kohës.
Zef Vorf Nekaj, është shkrimtari, historiani, poeti, përkthyesi, etnologu, folkoristi, gjuhetari, publicisti, i lindur në vitin 1919 në Domgjon të Mirditës, fis me familjen Paci, të origjinës së Fishtës, kontribues i madh çështjes kombëtare, një nga promovuesit më të medhenj të imazhit dhe veprës së Fishtës në diasporën shqiptare, në krah të akademikëve Ernest Kolqit, Martin Camaj, Monsinjor Zef Oroshit e intelektualve atdhetarë të diasporës të asaj kohe.
Prof.legjendar Zef Vorf Nekaj, i larguar nga Domgjoni i Mirditës në vitin 1940, me “Lahutën e Malcis”në gji e Fishtën në shpirtë, për të hapur shkolla shqipe në Kosovë me udhëzim të Ernest Koliqit, është një një nga emrat që nuk harrohen në historinë e arsimit në Kosovë e më pas në Europë si pjesë e “Shejzave” e Ernest Koliqit dhe Martin Camaj etj. e deri në Amerikë, si pedagog në Universitetin e Kolifornisë dhe institutin ushtarak në Monterey SHBA.
I dekoruar nga dy presidentat BUSH, në SHBA, atdhetari legjendar, Prof. ZEF VORF NEKAJ, ishte mësimdhënës në Universitetin e Kalifornise dhe Institutin për Mbrotje në Monterey Amerikë.
Kontributi i Prof. Zef Vorf Nekaj do vlersohej nga elita e intelektualve atdhetarë shqiptarë, elita e intelektualve Amerikanë , ku do vlersohej me medalje e mirnjohje nderi nga dy presidentat BUSH, Universiteti i Kalifornise dhe Forcat Amerikane te Mbrotjes Amerikane.
Zef Vorf Nekaj, ishte një nga intelektualët atdhetarë më të vlersuar, nga te gjitha Shoqatat e Shoqerite Kulturore Shqiptare qe nga Kosova, Italia e deri ne Amerike dhe pas shume viteve qe u kthye nga emigrimi u dekoru nga Presidenti i Shqiprise..!
I larguar nga Domgjoni në vitin 1940, me “Lahutën e Malcisë” në gji, e Fishtën në shpirtë, për të hapur shkolla shqipe në Kosovë, Zef Vorf Nekaj do ishte një nga mësdhënesit më të nderuar, dhe një nga emrat që nuk harrohen në historinë e arsimit në Kosovë e më pas në Europë si pjesë e “Shejzave” etj. e deri në Amerikë, si mësimdhënës në universitetin e Kalifornisë.
PËRMBLEDHJE JETËSHKRIMI
ZEF VORF NEKAJ..!!
Lindi më 14. 06. 1919 në Domgjon të Mirditës, (fis me familjen Paci te origjinës te Fishtës).
Shkollën fillore e mbaroi në Konviktin Mirdita,Orosh më 1930 –tën e Shkollën Normale n’ Elbasan më 1939.
Në vitin 1940 u largu nē Kosovë, si mesimdhënës ku hapi disa shkolla shqipe.
Ka shërbyer si:
1940 – 44 Mësues e kryemësues në shkollat fillore Gojan,Mirditë;Kërçisht,Peshkopi;Popolan,
Prizren: Irzniç e Gjakovë:
1944 – 45 Mësimëdhënës e Zv.Drejtor i Shkollës Normale,Gjakovë.
1945 -49 U dënua me 4 vjet burg (u thye burgu e doli në mal) për arsye se kishte mbjellë mëri ndërmjet popujve vlla-zën të Jugosllavia.Kështu shkruante akuza.
1950 – 51 K-editor e përkthyes i ‘Komisjonit Pedagogjik ‘ ,Prishtinë nën Kryesin e Prof.Zekaria Rexhës , cili ndërhyni për punësimin e tij.
1951 – 56 K-editor kultural i gazetës ‘ L ‘ Albanie Libre ‘ e përkthyes vullnetar i emigrantave shqiptarë në zyrat e emigrimit të SH.B.A., Kanadas e Australis .
1956 – Për 3 muaj këshilltar për riorganizimin e Komitetit Shqipnija e Lirë nën përkujdesjen Europës së Lirë , N ,Y , nga ku dhjetë këshilltarë zgjodhën : kryetar Dr.Rexhep Krasniqin me 4 antarë : Kapedan Ndue Gjomarkajn , Dr. Sotir Avramin,Ingj.Vasil Germenjin e Prof. Nexhat Peshkëpin.
1957 – 58 Puntor në një fabrikë thikash në N,Y, dhe në një fabrikë leshi në Ransselaer,N,Y,ku përdrodhi keqas kurrizin.Aty punonte natën e ditën vazhdonte studimet në Siena Kolegjë e n’ Universitetin N,Y, të kryeqytetit Albany.
1958 – 74 Instruktor i shqipes , bashkëpunues i teksteve të gjuhës shqipe e specialist i kulturës e gjuhës shqipe n’Institutin e Gjuhëve të huaja për mbrojtje,Monterey,Kaliforni.Në shtator
Më 1964 një BA në gjuhën e letërsin ruse nga Instituti i Gjuhëve të huaja,Monterey,Kaliforni ( tash Instituti i Studimeve Ndërkombëtare të Monterey –t,Kaliforni ),dhe më 1975 mori NA – n n’edukatë e Linguestikë nga Universiteti Berkeley i Kalifornis.
1974 humbi punën për mungesë studentash
1982 – Me kontratë private nga Universiteti i Kalifornis aftësoi në gjuhë shqipe studenta kandidatë për doktorata të cilët do të shkruheshin tezat e tyre mbi Shqipërinë mbas luftës së dytë botërore.
1984 – Doli në pension,por më 1988 – 89 mësoi prap shqip me kontratë nji klasë t ‘ Institutit të gjuhëve të huaja për Mbrojtje , Monterey,Kaliforni.
Përkthimet e Prof. ZEF V. NEKAJ nga Serbo- Kroatishtja ndërsa punonte në Komisjonin Pedagogjik,Prishtinë:1950 – 1980
1950 – Gjeli i Artë i Pushkatimit,poezi, me DR.Esad Mekulin,
1951 – Përrallat e Krillovit,poezi ,me E.Mekulin
1951 – Ditët Gazmore e M,Aleçkoviqit,poezi,vetëm
1951 – Kunora e Maleve e P.P .Njegoshit,poezi,me E.Mekulin privatisht me kontratë mbasi e humbi punën në K.Pedagogjik.
1950 – Antologjia e Shkrimtarëve Shqiptarë,bashkëpunim me shokët e punës,
1951 – Historia e Shkencave Natyrore për Shkollat e Mesme,bashkëpunim,
1951 – Shoqnia e Pjetër Macallungës,prozë,me Sulejman Drinin,
1950 – Ledina e Lavrueme e Shollohovit,përkthye nga Vehap Shita e editue nga Nekaj privatisht.
…….
Perkthimet e Prof. ZEF V. NEKAJ nga Anglishtja:
1958 – Vjersha për Ilirin prej Harry T.PFultz,pjesa e parë ,botue në ‘’Shjezat;poezi
1960 – Fustanella piktoreske shqiptare nga Faik Konica,prozë në ‘Shejzat’.
Ka bashkëpunuar në këto revista:
1950 – 51 ‘Jeta e Re’,Prishtinë
1951 – ‘Buletini Pedagogjik; Prishtinë.
1957 – 75 ‘Shejzat’ e Prof.Ernest Koliqit,Romë
1957 – 70 ‘Jeta Katholike Shqiptar’ e Msgr.Zef Oroshit,Bronx, N.Y.
1981 – 94 Buletini Katolik Shqiptar’Universiteti i San Françiskos,Kaliforni, editor: Gjon Sinishta.
Bashkpuntori ma i ngushtë i tij ka qenë Zef Nekaj.Nga botimi i parë derisa vdiq editori.
Këtu duhet theksuar se në ansjë revistë në mërgim nuk është shkruar më shumë për Kosovën,e Shqiptarët e Malit të Zi e të Maqedonisë nga autorët shqiptarë dhe të huaj më shumë anglisht se shqip.
Ka bashkëpunuar në këto gazeta të mërgimit:
1952 – 56 ‘ L ’ Albanie Libre’ ( Shqipnia e Lirë ) me drejtor Prof.Ernest Koliqin e editor Dr.Eduard Liçon
deri 1985,kur Liço u largue vetë.
1953 – 54 ‘ Vardari ‘ botuar nga Shemsedin Vendresha, Stamboll,
1953 – 56 ‘ Shqiptari i Lirë’ e ‘ Komitetit Shqipëria e Lirë’, N.Y
1971 – 80 ‘ Lidhja e Prizrenit’ e Organizatës ‘ Lidhja e Prizren, 1957 – 80 ‘ Shqiptari i Lirë ‘ e Komitetit Shqipëria e Lirë’ ,N.Y ( i riorganizuar )
ZEF VORF NEKAJ ne vitin 1999 kthehet nga Amerika të jetonte ne familjen e nipave te tij te nderuar NIKOLLE e ANTON NEKA, te cilet u kujdesen ne maksimum per axhen e tyre ZEFIN.. deri ne momentet e fundit te tij,derisa ndrroj jete ne moshen 84 vjeçare ne shkurt te vitit 2003!!! E gjithë bibloteka e jetes së tij, me të gjitha numrat e “Shejzave” etj. është në familjen e nipave të tij Anton e Nikoll Nekaj .