Sergej Esenin
(Сергей Есенин)
Leter Nans
(Письмо матери)
Ringjalli në shqip: Ukë ZENEL Buçpapaj
1.
A je, si je, e amla nan?
Gjall e shndosh jam. Tungatjeta!
Mramjeve vatren tande aneman
E mloft drita, ajo e pashprehshmja.
2.
Kam marr vesh se maraki tinzar per mue
Shpirtin ta ka djeg e krejt ta ka shkrumue,
Se del e endesh qorrazi rrugve posht e perpjet
E veshune me tesha ma plaka sesa je vet.
3.
Sa her me errsin krejt të qellt lyhet mramja
Syt e shpirtit t’i kap, peng t’i merr ty pamja
Sikur me gjakin tem kan la pijetoren,
Ma kan ça zemren flegra-flegra, si mollen.
4.
Në dert mos u tret, dashni, kurrqysh mos u tut!
Rrena jan tan çka je kah blue në krye me ngut.
Jo, jo, nuk jam aq i pim edhe i bam tap
Sa me ndrrue jet pa ardh me të marr ngryk prap.
5.
Kingj i but kam met, i gatuem me qiell,
Dhe pa da vetem andrroj diten per diell:
Nga kthetrat e vuejtjes me u çlirue,
Me ardh, me puth votren voglajk, koft bekue!
6.
Dor per dore me pranveren cok kam me u kthye
Kur lulet pemt e kopshtit të jen gati tuj i thye.
Po ket her mos ma qit gjumin sa nis me le dita,
Si para tet vjetve kur ende s’m’u kish da rrita.
7.
Mos m’i ço me dvetje shpresat e vjetra bylbyle,
Mos m’i nguc te tana ato çka s’mujta me i mrri –
Kam provue boll humje dhe gajasje katile
Qysh se nisa me besue se kjo bot ka dashni
8.
Mos m’u lut me u lut, pash madhnin e të Madhit Zot!
Te kush jam kan dikur per mue perjet s’ka ma kthim.
Veç ty të kam pshtim e paqe e ngazllim e lumnim.
Veç ty të kam driten që mu me m’i mujt terr e lot.
9.
Pra, hiqe marakin per mue, myte në prrue
Mos e le shpirtin me ta ka djeg, me ta shkrumue.
Mos del me u end qorrazi rrugve posht e perpjet
E veshune me tesha ma plaka sesa je vet.