Duke qenë fotoreporter terreni prej shumë vitesh situatën aktuale unë e shoh disi të rëndë për demokracinë e vendit tim. Një mendim i imi mbi këtë situatë ….
Pse Sali Berisha nuk duhet të largohet
Shqipëria ndodhet sot në një nga momentet më kritike të sistemit të saj politik që nga rënia e komunizmit. Një qeveri e përqendruar totalisht në duart e një njeriu, një drejtësi që vepron si zgjatim i mazhorancës, zgjedhje që çdo herë shoqërohen me akuza për manipulim masiv, dhe një opozitë institucionale e paaftë për të reaguar. Në këtë realitet të errët, shumëkush kërkon largimin e Sali Berishës si “zgjidhje”. Në fakt, largimi i Berishës nuk do të sillte asnjë reformim, përkundrazi, do të vuloste fundin e opozitës shqiptare si forcë reale.
I vetmi zë i vërtetë përballë pushtetit Sali Berisha është sot i vetmi politikan që ngre zërin në mënyrë të drejtpërdrejtë ndaj Edi Ramës, që akuzon pa frikë për manipulime zgjedhore, që denoncon fenomenin “treni bullgar”, dhe që zbërthen lidhjet e errëta të kësaj qeverie me segmentet kriminale. Asnjë prej figurave të tjera brenda apo jashtë Parlamentit nuk ka guximin, kapacitetin apo autoritetin politik për të artikuluar këtë përballje.
Pas përjashtimit të Berishës nga Lulzim Basha dhe ndarjes së Partisë Demokratike, grupi që mbeti në seli dështoi të ndërtojë qoftë edhe një kauzë të vetme politike. U zhdukën nga protesta, u zbehën në Parlament, u strukën përballë çdo krize. Rezultatet në zgjedhje flasin vetë: rënie drastike, zhgënjim i elektoratit, braktisje nga baza.
Berisha është simbol i qëndresës ndaj një sistemi ku
Për një popull që çdo ditë humb
shpresën dhe që jeton në një vend pa drejtësi, Sali Berisha është kthyer në simbol të qëndresës. Jo sepse është i përsosur, por sepse është i vetmi që nuk është dorëzuar. Dhe kjo është shumë më tepër se çfarë ofron pjesa tjetër e opozitës. Dhe nga kjo nuk duhet të kalohet në
Rrezikun më të madh, Shqipëri pa opozitë
Nëse Berisha eliminohet me vendime gjyqësore të porositura, me presion politik apo me ndërhyrje të huaja që nuk kuptojnë realitetin shqiptar, atëherë Shqipëria do të mbetet pa opozitë reale. Ajo që do të mbetet, do të jetë një fasadë, një spektakël i rremë pluralizmi, pa forcë, pa ndikim, dhe mbi të gjitha, pa besim nga qytetarët. Në kushtet aktuale që ndodhet vendi dhe opozita nuk është momenti për të hequr Berishën, por për të qëndruar përkrah tij
Opozita nuk forcohet duke përjashtuar të vetmin lider që përballet realisht me regjimin. Përkundrazi, opozita duhet të bashkohet rreth një qëllimi të vetëm: rikthimi i demokracisë në vend. Dhe nëse ka ende një figurë që ka energjinë, vullnetin dhe përvojën për ta drejtuar këtë betejë, ajo është Sali Berisha.
Historia do t’i gjykojë të gjithë ata që qëndruan në këmbë, dhe ata që heshtën kur populli kishte më shumë nevojë për zë. sn