Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky vlerësoi të hënën Presidentin e SHBA-së Donald Trump për “vendosmërinë e shprehur” të tij reduktimin e afatit të vendosur nga 50 ditë në 12, për të bërë përparim për t’i dhënë fund luftës së Rusisë me Ukrainën.
“Qëndrim i qartë dhe vendosmëri e shprehur nga @POTUS – pikërisht në kohën e duhur, kur shumë gjëra mund të ndryshojnë përmes forcës për paqe të vërtetë”, shkroi Zelenskiy në platformën sociale X.
Në mesazhin e tij, udhëheqësi ukrainas falënderoi Trumpin “për përqendrimin e tij në shpëtimin e jetëve dhe ndalimin e kësaj lufte të tmerrshme”.
Zelensky më vonë i zgjeroi këto komente në video-adresën e tij të përnatshme, duke e përshkruar deklaratën e Trump si “veçanërisht të rëndësishme” duke pasur parasysh “përpjekjet e vazhdueshme të Rusisë për t’i shkaktuar dhimbje Ukrainës” përmes sulmeve ajrore në qytetet e saj.
Presidenti ukrainas i identifikoi sanksionet e ashpra kundër Rusisë si një “element kyç” në përfundimin e konfliktit.
“Rusia i kushton vëmendje sanksioneve, i kushton vëmendje humbjeve të tilla”, tha ai. “Ukraina është e gatshme të punojë në mënyrë produktive me Shtetet e Bashkuara, të punojë me Presidentin Trump për t’i dhënë fund kësaj lufte me dinjitet dhe një paqe të sigurt e të qëndrueshme.” bw