Në intervistën në edicionin e lajmeve në Syri Tv, Burimi tha se ky udhëzim nuk sugjeron tërheqje nga çështjet ndërkombëtare, siç e tregojnë edhe rastet e Brazilit apo Izraelit, por synon të kufizojë komentet dhe veprimet individuale të ambasadorëve. Duke e krahasuar me situatën në Shqipëri, ai vëren se ndryshe nga sa mund të interpretohet udhëzimi, në rastin shqiptar nuk u përgëzua qeveria fituese, por vetë populli, çka përbën një sinjal të qartë politik dhe diplomatik.
Genc Burimi: Mund të komentojnë udhëzimin në përgjithësi dhe pastaj në aspektin shqiptar, të nxjerrim ushtrimin konkret.
Ky udhëzim gjithmonë në interpretimin tim tregon thjesht që sot Shtëpia e Bardhë kërkon, pra Trump, kërkon të jetë ai që jep impulsin politikës së jashtme amerikane. Pra nuk tregon një ndryshim kush-i SHBA-ve. SHBA-të duhet të bëjnë më pak demokracish, lojëra politike. Jo. Thjesht ndodhitë e rëndësishme duhet të kalojnë nëpërmjet Shtëpisë së Bardhë.
Nëse do të thoshim që SHBA nuk merret më me atë apo këtë vend, kjo që po ndodh sot në Brazil tregon të kundërtën. Shikoni çfarë implikimi të paimagjinueshëm bëjnë amerikanët sot në Brazil. Ose në Izrael. Nuk ka lidhje fare me udhëzimin. Kur lexon udhëzimin tregon sikur amerikanët sot heqin dorë.
Jo-jo, thjesht iu thotë ambasadave ‘ju hoqni dorë, ju qepeni gojën’.
Nëse lexojmë këtë udhëzim në mënyrë shabllone, udhëzimi thotë që ambasadat në rast vjedhjesh thjesht të përgëzojnë fituesin pa hyrë në thelb, pati apo nuk pati manipulim zgjedhjes apo të tjera. Si ky udhëzim nuk u gjet në rastin shqiptar. I binte që në këtë rast, në Shqipëri, ambasada të përgëzonte fituesin, pra Edi Ramën, por nuk ndodhi një gjë e tillë.
Në Shqipëri nuk u përgëzua fituesi, por u përgëzua populli shqiptar.