Në mbështetje të banorëve në Theth ka qenë edhe deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike në Shkodër, Bardh Spahia.
Ai ka deklaruar se policia dhe IMT e kanë detyrim ligjor që banorëve tu paraqitet dokumenti për prishjen e banesave.
Spahia: Ky është një shtet që vepron në kundërshtim të plotë me ligjin. Kjo është shkelje me të dyja këmbët e ligjit. Kjo është një terror policor që po u bëhet banorëve të cilët në rastin konkret disponojnë edhe disa dokumente pronësia. Kështu që edhe njëherë u bëj thirrje institucioneve të marrin urgjentisht masa, të dalin nga paligjshmëria e një shteti që po përhap terror në mënyrë të padrejtë tek banorët e Thethit të cilët janë në trojet dhe në pronat e tyre. bw