Ndërsa IKMT vijon me heqjen e objekteve të vendosura pa leje në Theth, një nga banorët me aftësi të kufizuara është shtrirë në mes të rrugës duke kërkuar ndihmë urgjente nga kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, që të mos i prishen objektet prej druri. Ai u fut në mes të fadromës së IKMT dhe u shpreh se më mirë do të vdesë sesa t’i prishen shtëpitë prej druri që sipas tij i ka ndërtuar me kredi dhe borxhe.
“Nuk ka beton fare,” tha ai. “Unë jam i vdekur nëse mi prishin. Jam 200 milionë lekë borxh. Ju lutem shumë, Edi Rama dhe Benet Beci, më ndihmoni.”
“I bëj thirrje shtetit të vijë të vërë dorë, se po më prishin shtëpitë prej druri, duke më nxjerrë në rrugë të madhe. Më mirë të më hipë fadroma sipër, të vdes unë më mirë. Të vijnë t’i shohin – janë të gjitha prej druri, me kredi e borxhe, dhe duan të mi prishin. Thirrje Edi Ramës, Benet Becit, ju lutem, live, bota mbarë të shohë çfarë po bëjnë. Jam i vdekur – 200 milionë borxh! Nën goma do futem këtu. Janë shtëpi druri. Kanë thënë të ndërtojmë pa beton. Ja ku janë! Duan të mi prishin. Ku të shkojmë? Unë po vdes nëse mi prishin, po vdes këtu. Thirrje për ndihmë Benet Becit, Edi Ramës – çfarë është ky muhabet, nuk ka beton fare.” – tha banori i Thethit, Bekim Koçeku.
Kujtojmë se edhe këtë të mërkurë në Theth po vijon aksioni i IKMT për heqjen e objekteve të vendosura pa leje nga banorët e zonës. sn