“Kjo përballje nuk do të mbyllet me veprimet e kufizuara të mbrëmjes së djeshme. Sulmet e Iranit do të vazhdojnë dhe këto veprime do të jenë shumë të dhimbshme dhe të dënueshme për agresorët,” citohet të ketë thënë një zyrtar anonim nga agjencia Fars.
‘New York Times’ raporton se Irani kishte planifikuar të lëshonte një breshëri prej 1.000 raketash balistike ndaj Izraelit si përgjigje ndaj sulmeve izraelite mbi objektet e tij bërthamore, por nuk ishte në gjendje ta realizonte këtë për shkak të dëmeve të shkaktuara nga Forcat Ajrore Izraelite në bazat e tij ushtarake.
Lajmi i është bërë i ditur gazetës amerikane nga dy burime brenda Gardës Revolucionare Iraniane. Sipas raportit, kjo është arsyeja pse Irani ka lëshuar vetëm rreth 100 raketa në secilën nga valët e para të sulmeve ndaj Izraelit.
Ndërkohë Irani ka deklaruar se sulmet izraelite kanë shkaktuar vdekjen edhe të dy gjeneralëve të rëndësishme ushtarakë .
Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Republikës Islamike të Iranit njoftoi se dy nga zëvendëskomandantët e tij janë vrarë gjatë sulmeve.
Mësohet se gjatë sulmeve izraelite humbën jetën Gholamreza Mehrabi, zëvendës i inteligjencës, dhe Mehdi Rabbani, zëvendës përgjegjës për operacionet e shtabit. sn