edVINI RE!… VINI RE
(Mediat tellalle)
Në periudhën e qetësisë së pritjes së rezultatit të zgjedhjeve të 11 Majit, kryeministri Rama e mbush praninë përmes faqes zyrtare të ATSH -s. Vetëm gjatë katër ditëve të fundit ka rreth 20 steriotipe lajmesh ku shkruhet se:”kryeministri Rama ndau sot…”, e ku kuptohet se turizmi, peizazhet e natyrës dhe ndonjë dukuri jepen me shumicë që kurioziteti i publikut të shuhet e të jepet përshtypja se ai është rreth e rrotull.
Vetëm për detajet se Rama ishte në finalen e Champions League mes Interit dhe PSG në Mynih ku ai pa plot 5 gola aq sa ishte edhe numri i PS në listat zgjedhore tre javë më parë, KJO ENDE NUK është bërë e ditur zyrtarisht.
Ndryshimi qëndron në atë se në qoftë se ekipi francez i mori medaljet dhe e ngriti kupën fill pas 90 minutëshit, ku lojtarët dhe tifozët fitues dhe humbës patën shije të ndryshme në atë finale, mund të thuhet se prej tre katër ditësh kryeministri e drejton vendin pa u dukur.
Ai shkakton lajme edhe me mungesën e tij, por një zhvillim interesant mediatik që ndodhi ishte programi Roundtable në TRT i titulluar, “Who is the real Edi Rama?”.*
Prezantuesi i lajmeve ndërkombëtare Enda Brady dhe tre të ftuarit Dorian Koçi (Ish drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, me një lidhje nga Lion i Francës) dhe dy të pranishëm në studio Vebi Kosumi (avokat ndërkombëtar dhe shkencëtar i politikës) si dhe Claire Perasall (ish-këshilltare special në Home Office të Mbretërisë së Bashkuar), ishin rreth kësaj tryeze të rrumbullakët.
Biseda rreth 25 minutëshe duket në formë “interesante”.
Lehtësia e drejtimit të pyetjeve, ku tre mandatet e shkuara dhe ky i katërti i ngadalësuar për shkak të rezultatit të numërimit merren si të mirëqena për një kryeministër që e njeh diplomacinë dhe ka siguruar favore nga lidhjet ndërkombëtare apo edhe i ka ndryshuar imazhin vendit duke ju referuar në hartë me turizmin, samitet etj.
Në asnjë rast pyetje mbi, korrupsionin, narko-shtetin, ekonominë e varfër, tregun informal, për emigracionin që popullsia vendase që largohet si dhe tendencat e marrjes së fuqisë punëtore nga jashtë përveç dy qendrave të refugjatëve në Shëngjin dhe Gjadër që zë vend në marrëdhëniet Rama-Meloni, të bëjnë të kuptosh se pas këtyre zgjedhjeve kryeministri i zgjatur nga pritja e rezultatit duket se po përgatitet nga globalistët si figura e preferuar në Shqipëri dhe në Ballkan.
Për të mos e hequr kureshtjen me moralin që del nga Roundtable e TRT-s, është mirë që analistët dhe gazetarët që merren me politikën e jashtme le ta ndjekin këtë zhvillim që është mundësuar në 24 orët e fundit, përpara se ATSH dhe mediat pro qeveritare të nxjerrin nënvizimet e tyre propagandistike.
Një kundërshtar i Ramës e sheh atë në atë mënyrë se si mediat globaliste përpiqen të e kurojnë dhe të paketojnë kultin e Ramës që edhe pse ka dekada që e ka lënë topin dhe më pas edhe penelin, me këto nuanca nisin tregimin për të si lider i rajonit.
Kjo skemë është bërë e lodhshme sidomos 12 vitet e fundit me mediat e sponsorizuara.
Pyetjet e kësaj bisede nuk janë aspak më të forta dhe interesante se sa shumë pyetje që ngritën gazetarët shqiptarë veçanërisht në muajin e fushatës.
Në një përqindje të madhe mediat pranë qeverisë dhe ATSH-ja këtë program nuk do ta propagandojnë.
Ato do të mbeten me trendin e lajmeve që kryeministri ndan dhe porosit, megjithëse duket i larguar nga skena e nxehtë e ditës ku ankimimet në KQZ, vazhdojnë.
Arsyeja më e fortë e mos bërjes jehonë nga ATSH-ja e programit Roundtable është se pyetja e fundit e parashikon të gatshme Shqipërinë në BE ndoshta në vitin 2032.
Dikush mund të ndjehet keq për kuriozitetin e nxjerrë nga zhvillimi i bisedës dhe kufirin kohor vitin 2032.
Por kjo duhet thënë.
Mbi këtë premtim u ngrit fushata, madje treni i Evropës nisej më 2027 për Ramën.
Janë 6 vite të tjerë larg!
Për çfarë votuan shqiptarët?
Njerëzit mund ta kuptojnë se çfarë rëndësie kishin për pluralizmin dhe demokracinë Shqiptare zgjedhjet e 11 Majit që mbeten ende të pa sqaruara.
Për më tepër TRT që të rindërton imazhin e Ramës pas tyre, tregon se diçka çalon vërtetë.
TRT prej kohësh njihet si një media shtetërore në krah të regjimit autokratik të presidentit Erdogan dhe vazhdimisht është kritikuar si një media me standarde etike që lenë për të dëshiruar për sa i përket së vërtetës dhe pavarësisë në gazetarinë profesionale dhe për më tepër rreshtohet i pesëmbëdhjeti nga fundi në listën e 180 vendeve sipas Reporterëve pa Kufij.
___________
* Kush është Edi Rama i vërtetë?
* TRT-Radio Televizioni Turk
3 Qershor, 2025
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)