Kur kthehem nga udhët e largëta të mërgimit
Ndalem pranë teje i heshtur si memec
E di oh që pranë teje nuk vjen muzgu i përëndimit
E di se me atë buzëqeshje përpara nuk më del
.
S`na ledhatojnë ato fjalë të ngrohta si zjarri
Kur më flisje per libra me enciklopedi
Ti ishe flokëverdha që zgjon krua malli
Juristja, fjalëpaka gjer në madhështi.
.
Ylbleroshja e xhaxhait si dielli në qershor
Të mashtroi maji me lule dhe të mori me vete
Tok me ty kujtimet si farë e grurit frymojnë
Kacavjerrur ne degët e rënda me aromë jete.
.
E malli nga shpirti për ty rritet e kurrë nuk shkëputet
Ani se vitet sa shpejt fluturojnë.
Të kujtohet kur më pyete për vargjet poetike
dhe jetën e nxënësve mërgimtarë në shkollë
.
Në botë rinia është e gjallë e plot dallgë
gumëzhin si zgjua bletësh që bëjnë mjaltë
Të mashtroi e të mori maji i lules së bardhë
Me penjtë e shiut do t’i qepim arnat si plagë
.
E dy zogj
të vetmuar do t’i lë në degët e thara.
Na janë ndryshkur lotët nëpër faqet me rrudha
Për ty i ka hapur dyert anekënd parajsa.
Ti, e bukura, sugarica, flokëarta si flutura
.
Një liqen me lotësh vjen për ikjen pa lamtumirë
Vajza, nëna bashkëshortja, princesha e vërtetë
Pse na ngrive buzagazin o engjëlli i dashurisë.
Ti që buzagazin e bacës e more përjetë
.
Ti na mungon në Sofrën e ngrohtë të nënës,
Dhoma e vajzërisë ngeli e shurdhëruar
Foton tënde në cellular e ndrin dritë e hënës
Ylli i mëngjesit ka mbetur pa ndriçuar.
.
Të shoh e do të shoh të qeshur si ylber
Me vellon e nusërisë do jesh mes nesh.