Nuk më vjen aspak mirë që më doli fjala për “votën e diasporës” sepse si shqiptar e sidomos si pjesë e mërgatës kurrësesi nuk do ta doja këtë rezultat.
Kam paralajmëruar se kjo votë do të dëshmohet si manipulimi më i madh i votës në historinë e zgjedhjeve shqiptare!
Për fat të keq kështu ndodhi!
Rezultatet 99 % nuk i kisha degjuar që nga viti i largët 1989!
Ajo që më vjen keq është që nuk më dëgjoi askush për alarmin që ngrita që kur kjo iniciativë shkoi në Gjykatën Kushtetuese përmes një organizate tepër të dyshimtë në veprimtarinë e saj si ‘Diaspora për Shqipërinë e Lirë’ që sot e kësaj dite drejtohet nga një individ që duhet të ishte proceduar penalisht dhe dënuar që në Dhjetor të vitit 2022 për shkelje flagrante të ligjit shqiptar.
U bënë disa vite që shkruaj në këtë rrjet social dhe në media të tjera brenda dhe jashtë vendit por nëse kam analizuar dhe argumentuar me fakte të pakundërshtueshme është pikërisht çeshtja e votës së diasporës për mënyrën se si u gjarpërua përmes DPSHL-së Gjykatës Kushtetuese e deri sa u miratua në Kuvend egzaktësisht siç e kishte “propozuar” Diaspora e Haçkajt.
Edhe bufi e di se ky propozim pra votimi me postë nuk ka dalë nga truri i Haçkajt!
Vetëm ky fakt duhet të kishte ndezur dritat e kuqe alarmuese të ekspertëve dhe strategjistëve të Partisë Demokratike e ta ndalonin këtë farsë.
Jo vetëm nuk e bënë këtë por më targetuan mua si “armik” të Partisë Demokratike duke më bërë presion si publikisht ashtu edhe privatisht se nuk duhet të flisja për këtë sepse Haçkaj ishte duke i bërë favor opozitës, ishte mik i doktorit etj etj.
Bënë edhe poshtërsi të tjera ndaj meje në disa raste dyshoj edhe duke përdorur emrin e doktorit por kjo nuk është objekt i këtij shkrimi.
Nuk është mungesa e debatit publik apo sociologjik që çoi në këtë rezultat të votës së diasporës!
Por jemi para një skeme të pastër manipuluese që ka emër, autorë aktorë e skenar që na ka dhënë këtë rezultat!
Tani imagjinoni miq, që kur një person i vetëm si unë me disa orë kërkime zbulon skemën e votës së diasporës…si është e mundur që kjo skemë nuk kuptohet nga partia më e madhe opozitare!
Jo vetëm kaq por individë të organizatës së Haçkajt u infiltruan në Brain Gain dhe në degë të Partisë Demokratike të mërgatës!
Gjej rastin të falenderoj nga zemra avokaten Adriana Kalaja që më ka mbeshtetur jo vetëm me ekspertizen ligjore por ka qenë e vetmja që me dinjitet ka qëndruar me të vërtetën.
Kujt i ankohet sot Partia Demokratike kur ju a kisha paraqitur faktet aq qartë dhe me argumente!?
Denoncimi i manipulimit të votës së diasporês sot, së paku është hipokrizi sepse këtë manipulim e kisha paralajmëruar!
Miq!
Edhe njëherë, vota e lexuar e diasporës nuk është vota reale e mërgatës por manipulim Inxhinierik, i ideuar, orkestruar, e realizuar nga zyrat e sektit në bashkëpunim të ngushtë me Diasporën për Shqipërinë e Lirë, KQZ-në e Celibashit dhe organeve të Kuvendit.
Ne shqiptarët e mërgatës ndihemi thellësisht të indinjuar dhe të fyer që një grup arrivistësh të DPSHL pa asnjë mandat të mërgatës përmes kësaj skeme të fëlliqur arritën të hedhin baltë mbi 2 milionë shqiptarë të përzënë nga vendi pikërisht nga këta që sot sundojnë Shqipërinë.
Vota jonë reale dhe e vërtetë nuk është e nuk mund të jetë për një sekt antishqiptar!
Unë pres nga kampi i opozitës e ata që e mundësuan këtë skemë qorrazi të paktën të kenë kurajon të kërkojnë falje!