Partia e Lirise ka dy mandate ne listen e mbyllur te koalicionit opozitar ne Tirane.
Ish sekretari i pergjithshem i kesaj partie, Endrit Brahimllari ka çuar deri tani rreth 1300 vota ne koshin e Edi Rames. Mandati i 14 i opozites ne Tirane ka rene vetem per 300-400 vota.
Ne te njejten kohe, Ilir Meta ka grumbulluar vetem 4600 vota ne total, te cilat praktikisht jane te gjitha votat e Partise se Lirise ne Tirane.
PDIU ka mandat te sigurte ne listen e mbyllur te Tiranes.
Ornaldo Rakipi eshte makineri votash came, dhe jo vetem, per partine Socialiste. Ndersa kryetari i Partise se Çameve, Shpetim Idrizi, ka me pak se 1300 vota nominale, qe praktikisht jane te gjithe votat e PDIU-se ne Tirane.
Ne Fier, Nusret Avdulla, kryetari historik i PDIU-se ka cuar gati 1500 vota ne thesin e madh te Edi Rames. Dhe opozites i ra lista e mbyllur duke lene jashte Eduart Sharken, qe bashke me Gentian Çelen ne Lushnje ishin dy nga kandidatet me te mire, qe mund te kishte opozita.
Partia Republikane ka mandat te sigurte ne listen opozitare te Tiranes. Ish nenkryetari i partise se Fatmir Mehdiut ka çuar deri me tani 1200 vota ne koshin e Edi Rames.
Populli thote ha buken e vatanit dhe bej duane e Sulltanit. Keshtu keshtu.
Dhe tani kacafyten ne Tirane, Jorida Tabaku me Ilir Alimehmetin per nje mandat, me njerin prej tyre qe do te ngele jashte.
Nderkohe qe do te mbesin jashte parlamentit edhe Grigelsi, Ilda Zhulali, Erisa Bajaziti, Edit Harxhi e shume te tjere.