Në një vend demokratik, zgjedhjet janë të shenjta. Por në Shqipëri, vetëm pesë ditë nga zgjedhjet e 11 majit, Kryeministri Edi Rama zgjedh të minojë vetë themelin e demokracisë: pjesëmarrjen qytetare.
Në një akt të paprecedentë për një lider të një vendi europian, Rama përsërit thirrje qytetarëve që nuk do të votojnë për Partinë Socialiste, të mos shkojnë fare në votime. Mesazhi është i qartë: nëse nuk je me mua, më mirë hesht! Kjo thirrje nuk është thjesht antidemokratike – është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj të drejtës për të zgjedhur dhe për të ndëshkuar qeverinë përmes votës.
Në rubrikën e tij “Sy më sy”, Rama u përball me të vërtetën që përpiqet ta fshehë: Një qeveri që pas 12 vitesh është kthyer në sinonim të arrogancës, korrupsionit dhe kapjes së institucioneve.
“Ik me nder dhe ler të rnjtë të japin kontributin boll e mbajte pushtetin e pushtuar” i shkruan Neti, një komentues.
Dhe komenteve të qytetarëve që përçuan një mesazh të thjeshtë: “Mjaft më!” Kryeministri reagoi me nervozizëm dhe përbuzje.
Komentuesja: Edi Rama frikacak bëhu gati të shkosh në Spak! Edi Rama, frikacak. Me mbylljen e fushatës bëri thirrje për të mos votuar. Frikacaku do shkojë tek SPAK-u. Edi Rama frikacak, bëhu gati për në SPAK
Edi Rama: Një bejte me rimë. Po patjetër edhe ty të bëj thirrje të mos votosh meqë e ke mendjen në kënetë e meqë nuk ke asnjë lloj tundimi që mbase voton për mua e PS dhe për shumicën e BE-së mos voto fare. . Mos u hidh në kënetë, sepse është diçka që nuk është higjienike nga pikëpamje politike, qytetarë dhe kombëtare. Këtë thirrje të bëj unë. Pastaj këto të tjerat ja lëmë kohësh”
Kjo është shenjë e qartë që Rama e sheh votën si kërcënim dhe qytetarin si armik. Thirrja e tij për të mos votuar, është thirrje për apati, për heshtje, për dorëzim.
Kjo nuk është hera e parë që Rama bën thirrje për të mos shkuar të votojnë qytetarët. Hera e fundit ishte në mitingun përmbyllës të qytetit të Lezhës dy ditë më parë
Në asnjë demokraci të zhvilluar nuk do të tolerohej një deklaratë e tillë nga një kryeministër në detyrë. Dhe është detyrë e çdo qytetari që beson ende në vlerën e votës, të mos e dëgjojë këtë thirrje të turpshme. Demokracia vdes kur vota braktiset. Dhe kjo është, ndoshta, ajo që Rama do më shumë se gjithçka tjetër: një popull që hesht, ndërsa ai flet për të gjithë. sn