Gjatë një takimi të Byrosë Politike, Stalini kërkoi t’i sillnin një pulë.
Sapo ia sollën, ai e kapi me njërën dorë, ndërsa me tjetrën me kujdes filloi t’ia hiqte pendët. Pula bërtiti nga dhimbja dhe u përpoq të shpëtonte në çdo mënyrë, por pa sukses, shtrëngimi i Kobës ishte shumë i fortë për të; ia doli t’i hiqte të gjitha pendët pa probleme të mëdha dhe, sapo mbaroi, u tha të pranishmëve: “Tani shikoni mirë…”
Në atë moment xhaxhoja e vuri pulën në tokë dhe u largua prej saj për të marrë pak kokrra gruri.
Udhëheqësit dhe zyrtarët sovjetikë e shikonin të habitur: pula e lënduar dhe e gjakosur vrapoi drejt tij ndërsa ai hidhte grushta grurë në dysheme dhe rrotullohej rreth dhomës.
Çdo hap i ndërmarrë nga Stalini korrespondonte me të njëjtin numër hapash të ndërmarra nga pula. Dhe Jozef Stalini iu tha: “A e keni parë se si pula më ndjek me përulësi, pavarësisht nga dhimbjet që i kam shkaktuar? Pra, shumica e njerëzve me marrëzi vazhdojnë t’i ndjekin sundimtarët dhe politikanët, me gjithë dhimbjen që u shkaktojnë, me të vetmin qëllim për të marrë një dhuratë të pavlerë ose thjesht një ushqim për disa ditë.”
Komentet