Ekspert i pushtetit vendor, Agron Haxhimali, i ftuar në emisionin e mëngjesit, ‘Kafe Shqeto’ me moderator Flavio Qarri theksoi se bashkitë në rang vendin janë të fryra me punonjës, që përdoren për fushatë.
Ai tha se në një bashki të vendit sot diskutohet se 80% është buxheti për personelin dhe pjesa e mbetur është për investime, dhe sipas tij kjo bije ndesh me normat e BE-së, sepse qytetarët paguajnë taksa për të marrë shërbime si rrugë ujësjellsa etj.
“ Në fakt është një keqardhje shumë e madhe ngre një shqetësim të madh për përdorimin e fondeve publike në periudhë zgjedhore. Çfarë po thuhet, po thuhet që të jemi të depolitizuar. Qeveria dhe politika është larg institucioneve të pavarura siç janë bashkitë. Keqadministrimi i Administratës publike.
Rasti i bashkisë Tiranës, ku kemi diskutuar në televizionin tuaj një turp i madh ti nxjerrësh ata 5000 punonjës në atë pllakën e betonit aty në qendër të Tiranës apo të hyjë të dali kryeministri nga zyrat e bashkisë. Këto ndodhin vetëm në Shqipëri dhe në asnjë vend tjetër. Por lëvizjet tashmë janë edhe më masive në prag të zgjedhjeve, nga njëra anë propogandojnë se jemi shumë afër BE, nga ana tjetër bën atë lëvizje që në BE nuk ndodh.
Çfarë do të thotë?
Duhet ta pranojmë realitetin që ka një besnikëri të pathyeshme të administratës lokale me partinë në pushtet. Por përpos të gjithë këtyre lëvizjeve më shqetëson fakti se a janë efikas, që a kryen shërbime publike si administratë.Ne tashmë e kemi parë në fushatë politike ato shkojnë të gjithë kryetari me administratën. Kryetari i dërgon mesazhe administratës që të jenë në filan ditë këtu merrni fëmijë, merrni burrin merrni gruan njoftoni të afërmit. Kjo është krejtësisht e pamoralshme por ja që ka ndodhur tek ky vendi që me zorr po presim që të marrim pasaportën evropiane që me zorr po presim që t’i japim leksion Evropës. Se si administrata publike të marri pjesë në fushatë lokale.
Dhe e fundit është rrezik për financat publike, shifrat janë katastrofike pavarësisht se në volum duket sikur është rritur buxheti, rriten shpenzimet. Por nëse unë vetëm të jap një shifër, po të mbledhësh buxhetet për kostot operative plus ato të personelit bën afërisht 80 % të buxhetit vjetor të një bashkie. Dhe pjesa tjetër, 25%, 20% apo 15 % shkon për investime.
Po pse e kanë luksin bashkinë të kenë këto racionale. Po ata kanë paguar taksa që të marrin investime, rrugë, ujësjellësave dhe jo të marrin atë administratë të fryrë. Sipas një raporti që unë do ta publikoj, numri i punonjësve në të gjitha bashkitë për vitin 2024 ishte 39 000, 1500 më shumë se viti 2023. Nuk shkon kështu që vetëm rrit e rrit sepse kemi dy dimesnione që bej ndesh. Nga njëra anë është ulur numri i popullsisë në 59 bashki përveç bashkisë të Tiranës që ka një rritje të lehtë edhe bashkia Durrës me një rritje të lehtë. Kurse 59 bashkitë e tjera nuk e kanë më numrin e qytetarëve që të përballojë, të marrë shërbim nga ky kontingjenti i administratës bashkiake. Përse rriten kujt do ti shërbesh? Dhe e dyta propagandohet për epokën dixhitale, por këto nuk rrinë bashkë nëse ti bën shërbime dixhitale nuk ka çtë duhet shërbimet manuale nëpër njësitë e qeverisë vendore.”
tha Haxhimali.