I ftuar në një intervistë për Syri TV, me moderator Bled Marku, aktvisti i PD për diasporën në Itali, Klodian Cami, denoncoi tentativat e PS për manipulimin e votës së diasporës.
Cami theksoi se punojëse të administratës këtu i bëhët presion psikologjik për të marrë vota nga familjarët e tyre në diasporë dhe përsa i përket shifrave më shumë se 70% janë në kuadër të opozitës.
“Kam riardhur sot në mbështetje të opozitës së bashkur dhe jam vënë në shinjestër të disa portaleve të majta. Mua më kanë thënë që po blej votat dhe më kanë dizinformuar për lidhjet e mia të pavërteta në raport me krimin zgjedhor. Ndërkohë që më rezulton të jëm ndër të pakët denoncues të paheshtur të manipulimit që po bën administrata qeveritare tek njerëzit që duan të blejnë vota.
Çdo njeri në diasporë ka dikë këtu që është në administratë të shtetit dhe në këmbim të presioni psikologjik që mos të humbet vendi i punës, i kërkohet që njerëzit që janë atje të deklarojnë votën. Vota e diasporës është masivisht e orientuar kundër qeverisë. Dhe kjo për shkak se diaspora është një zë më i ndjeshëm ndaj atdheut, ndoshta e shohim më nga larg situatën. Ndërsa për shifra tejkalon 70% të votës në kuadër të opozitës.” – tha Cami.