Vatikani e kryeqyteti italian Romë pergatiten t’i japin lamtumirën e fundit Papa Franceskut.
Gazetarja Alba Kepi raporton për ‘Syri Televizion ‘se që në orët e para të mangjesit besimtarët janë në pritje para portës hyrëse të shtetit të Vatikanit për të shoqëruar trupin e Papa Franceskut nga Santa Marta në Bazilikën e Shën Pietros.
Mmbi 170 delegacione shtetesh priten të marrin pjesë bë ceremoninë e varrimit të shtunën më 26 prill në ora 10.00.
Qeveria Meloni ka lëvruar 5 milionë euro për të përballuar një plan të jashtëzakonshëm masash sigurie.
Sipas Prefektit të Romës Lamberto Giannini mbi 200 mijë besimtarë priten të mbërrijnë për të bërë homazhe e marr pjesë në varrimin e Papa Franceskut e territori në qendrën historike të qytetit si dhe ajo mbi Vatikan do të shpallet no fly xone.
Sot në ora 9.30 do të nis ceremonia e transferimit të trupit të Papa Franceskut nga kapela në bujtinëm e Santa Marta e cila për 12 vite qe shrëpia e Atit të Shenjtë në Bazilikën e Shën Pietros në Romë.
Prej orës 11.00 të ditës së sotme e deri të premten në mbrëmje besimtarët katolikë mund të bëjnë homazhe pranë trupit të Papa Franceskut.
Mega ekrane do instslohen në shrshun Shën Pietro e rrugët lidhëse por dhe në pika qëndrore të qytetit duke i dhënë mundësi besimrarëve të ndjekin live ceremoninë mortore. sn